MSH: Kostoja e 85 mijë dozave të vaksinimit kundër gripit sezonal është 552,500 dollarë, janë siguruar nga UNICEF

 

 

Tash e një javë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin.

Sipas IKSHPK-së, grupet me prioritet për vaksinim kundër këtij gripi janë: punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të kompremetuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndtësore.

E, në lidhje me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka sigurar plotë 85 mijë doza kundër gripit sezonal.

Por, gazeta ka sigurar përgjigje nga kjo ministri në lidhje me koston dhe prejardhjen e këtyre vaksinave.

Në përgjigjen me shkrim nga IKSHPK-ja, thuhet se këto vaksina kundër gripit sezonal janë siguruar përmes UNICEF-it, që të njejtat janë të parakualifikuara nga OBSH.

Ndërsa, e gjithë kostoja e këtyre 85 mijë dozave është 552.500 dollarë.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85000 doza kundër gripit sezonal, të cilat jepen për fëmijë mbi 6 muaj dhe për të rritur.

Kosto e këtyre vaksinave është 552,500 dollarë.

Këto vaksina janë siguruar përmes UNICEF-it, si dhe janë te parakualifikuara nga OBSH”, thuhet tutje në përgjigjën e tyre.

Rikujtojmë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ky vaksinim në vendin tonë ka filluar 17 ditë më heret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d