MPJ njofton shtetasit e Kosovës: Kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur për dy ditë

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetasit e Republikës së Kosovës se nga nesër me fillim nga ora gjashtë e mëngjesit e deri më datë 4 prill po në orën e njëjtë kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.

E gjithë kjo si pasojë e një greve të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

Njoftimi:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.

Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:

+30 210 721 1711.

Me respekt,

DKP/MPJD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d