Moti sot: Temperaturat pësojnë ulje, nuk përjashtohet mundësia për breshër

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.

Meteo Kosova raporton se nuk përjashtohet mundësia as për breshër, transmeton Sinjali.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d