Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht në veri të vendit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Si pasojë e pluhurit Saharian, në ato zona ku ka të reshura do të jenë të përziera me baltë, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 16-58 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33°C.