Moti sot: Diell dhe vranësira sot

 

 

Mjegull paraqitet përgjatë ultësirave mëngjesin e së mërkurës, derisa gjatë ditës kalojnë vranësira, por nuk mungojnë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

Intervale më të gjata me diell parashihen edhe ditën e enjte dhe të premte, e orëve të mëngjesit me kushte për mjegull. Kalojnë edhe vranësira, me pak gjasa për të reshura ditën e premte dhe atë përreth viseve malore. Temperaturat maksimale 18C e 20C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d