Mot me diell e vranësira, pasdite pritet ndryshim

 

 

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të pasdites, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Ka mundësi të ketë edhe breshër të vogël, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d