Mot i vranët sot, këto janë temperaturat që parashihen

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

Sipas njoftimit, parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore.

“E martë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s,

E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesiht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afersisht të ngjajshme me të ditës së enjte, si minamalet , ashtu dhe ato maksimalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d