Mot i ndryshueshëm sot, nga mesdita reshje shiu

 

 

Mot i ndryshueshëm po parashihet për ditën e mërkurë, me vransira dhe intervale me diell.

Nga mesdita paraqiten kushte edhe për të reshura lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C e 6C, e ato maksimale shkojnë deri në 12C e 15C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s.

Mot jostabil po mbetet edhe ditën e enjtë, me të reshura lokale shiu orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Të premten mbeten më shumë vransira, por se deri në mbrëmje pritet të shpërndahen. Temperaturat zbresin deri në 8C e 9C.

Mëngjesi i së shtunë fillon edhe me ngrica, ku temperaturat minimale zbresin deri në -2C. Gjatë ditës më pas do të jetë më butë me më shumë intervale me diell. Temperaturat në fundjavë sërish shënojnë rritje deri në 14C e 15C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d