“Mora fjalë”, një himn i dytë për shqiptarët/Shkurte Fejza vjen me një koncert për të festuar 50 vite karrierë!

 

 

“Mora fjalë” është bërë një himn i dytë për shqiptarët dhe kënga që e ka shoqëruar Kombëtaren në ndeshjet e rëndësishme. Kjo këngë sot ngre në këmbë stadiumin teksa luan skuadra jonë kombëtare, duke u bashkuar me shpirtin e autorit dhe kompozitorit Naim Gjoshi dhe të këngëtares Shkurte Fejza. Kjo e fundit ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, për të folur më shumë mbi emocionet e kësaj kënge, por dhe për koncertin e saj që do të mbajet ditën e sotme për të festuar 50 vitet e karrierës së saj, një koncert me 17 këngë ndër më të mirat e repertorit të Shkurtes…

Si ndihesh kur dëgjon që “Mora fjalë” po këndohet nga të gjithë brezat?

Të gjithë brezat e kanë përqafuar këtë këngë që përmban luftën dhe gjithë atë sakrificë. I japin respekt sakrificës sonë prandaj dhe e duan. Edhe pas 20 vitesh prapë kam emocion kur e këndoj. Ato momente kalojnë shumë shpejt, por më kujtohet që sakrifica e familjes Jashari ka ndodhur në mars dhe fëmijët e mi e kanë ditëlindjen në mars. Për shumë kohë nuk u kam festuar dhe ditëlindjen.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të ka dhënë ‘Çelësin e Kryeqytetit’, si e përjetove?

Asnjëherë nuk e kam menduar, ishte diçka shumë e bukur. Ishte një vlerësim dhe respekt i gjithë punës sime. Ndihem shumë e vlerësuar. M’u mbushën sytë me lot. Nuk po mundesha ta merrja veten deri sa shkova tek kryetari. Kur merr Çelësin e Kryeqytetit është e papërshkrueshme si ndjesi.

Si ka qenë të bashkëpunosh me kompozitorin Naim Gjoshi?

Më ka dhënë shumë këngë të bukura. Mos vdeksh kurrë o Naim Gjoshi. Kemi filluar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në ’92 – ’93, me një këngë ‘Nënat Kosovare’.

Si po të duket kjo atmosfera e futbollit?

Nuk po mundem ta ndal entuziazmin. Jemi të angazhuar me lojën nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Është shumë e gëzueshme sepse pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Po shkon mirë e mbarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d