Një djalë që merrte pjesë në gjyqin e vrasësit të babait të tij qëlloi disa herë mbi të dyshuarin.
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë Cristiano Alves Terto, 27 vjeç, teksa hap zjarr ndaj Franscico Cleidivaldo Mariano de Moura, 38 vjeç.
Ndërkohë mbetet e paqartë se si Terto kishte hyrë në sallën e gjyqit me një revole të kalibrit 38. Sulmi ndodhi më 29 nëntor 2023, por policia publikoi videon vetëm më 1 prill 2024.
Policia që ndodhej në vend e ndoqi atë nga dhoma dhe përfundimisht e arrestoi nën dyshimin për tentativë vrasje.
Moura i mbijetoi sulmit, por duhej të shkonte në një spital lokal dhe më pas të transferohej në një institucion më të madh për trajtim.
Moura vrau Francisco Alves më 5 tetor të vitit 2012.