Momenti kur lideri i Hamasit kupton se tre djemtë e tij u vranë gjatë një sulmi izrealit

 

 

Një stacion televiziv palestinez transmetoi pamjet e një lideri të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh në momentin kur merr lajmin se tre nga djemtë e tij vdiqën në një sulm izraelit.

Thuhet se Haniyeh e mori lajmin për vdekjen teksa vizitonte palestinezët e plagosur, të cilët u transportuan në një spital në Doha. Një telefonatë ndërpreu vizitën e tij në spital, ku mori dhe lajmin e hidhur për vdekjen e tre djemve. Në video ai shihet se ruan qetësinë, tregohet gjakftohtë dhe shprehet se shpreson që Allahu të ketë mëshirë për shpirtrat e tyre. “Është vullnet i Zotit” , dëgjohet të thotë ai.

Më pas është pyetur nëse do të ndërpresë vizitën e tij në spital, ai iu përgjigj se nuk ka asnjë arsye për diçka të tillë.

Vdekja e tyre vjen në një kohë kur Izraeli po zhvillon negociata delikate për armëpushim me grupin militant. Është e paqartë se si këto vdekje do të ndikojnë në bisedimet.

Djemtë e Ismail Haniyeh janë ndër figurat e profilit më të lartë që janë vrarë në luftë deri më tani. Izraeli tha se ata ishin operativë të Hamasit dhe Haniyeh akuzoi Izraelin se vepronte në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.

Vrasja e tre djemve të liderit të Hamasit vijnë gjithashtu pasi Izraeli është nën presion në rritje nga aleati i tij kryesor, SHBA,  për të ndryshuar rrugën në luftë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndihmën humanitare për njerëzit e dëshpëruar në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d