Molotov e fishekzjarre në drejtim të Bashkisë së Tiranës, digjen edhe gomat

 

 

Opozita ka zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Tubuesit iu rikthyen hedhjes së molotovëve.

Në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën edhe vezë e sende të tjera, e po ashtu u dogjën edhe goma. Kjo u bë edhe arsyeja e një përplasjeje me policinë. Teksa efektivët e policisë tentonin të shuanin djegien e gomave, një grup qytetarësh u vendosën pranë tyre duke penguar hedhjen e ujit.

Në drejtim të punonjësve të policisë që qëndronin para godinës është goditur edhe me fishekzjarre duke rrezikuar jetën e tyre.

Protesta përsëritet për të disatën herë, ku vetëm brenda kësaj jave është dyta. Protestuesit hoqën edhe gardhin metalik të vendosur nga efektivët e policisë.

Ndryshe nga herët e kaluara, protestuesit mbanin edhe flamujt të Partisë Demokratike, shtyrë edhe nga vendimi që i la vulën liderit historik të saj, Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d