Mjekja përshkruan netët pa gjumë dhe situatën “shumë të mjerueshme” në Rafah

 

 

Situata në Rafah është “shumë e mjerueshme”, sipas një mjeke që punon aktualisht në qytetin jugor të Gazës.

“Gjithë natën, ne nuk mund të flinim”, tha Dr. Safa Jaber për “Mjekët pa Kufij”, në një mesazh audio arabisht të ndarë nga grupi në X me titra anglisht.

“Gjithë natën dëgjuam përleshjet, bombardimet dhe zhurmën e raketave. Askush nuk e di se çfarë po ndodh saktësisht. Ka përleshje në dy lokacione të ndryshme në zonën e Tal al-Sultan, në veri dhe në jug”, tha Jaber.

“Unë jam pa fjalë, as nuk mund ta përshkruaj atë që po ndodh. Jemi të frikësuar për veten dhe për fëmijët tanë. Nuk presim që kjo të ndodhë kaq papritur”, shtoi ajo, raporton CNN.

“Të gjithë janë shumë të tmerruar. Ku të shkojmë? Po shkojmë në të ashtuquajturën zonë të sigurt. Por këtu nuk ka asnjë hapësirë ​​të sigurt pas asaj që ndodhi pardje me djegien e çadrave”, shpjegoi ajo.

“Ne jemi të detyruar të qëndrojmë në tenda ku do të jemi të ekspozuar ndaj nxehtësisë, rërës. Duhet të luftojmë për të gjetur ujë çdo ditë; ujë të pastër dhe të kripur; shërbimet bazë që çdo qenie njerëzore ka nevojë për të qëndruar gjallë. Situata është shumë e mjerë”, shtoi Jaber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d