Mitrovicë: U gjet i shtrirë me lëndime në kokë, mjeku në spital konstaton vdekjen e tij

 

 

Një person në Mitrovicë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”, shkruan Gazeta Insajderi.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d