Nga sot qytetarët e Kosovës mund të lëvizim lirshëm pa viza në vendet e zonës Shengen. Një polic kosovar ka vendosur që pikërisht në ditën e parë të liberalizimit ta lërë Kosovën.
Zyrtari policor, Hikmet Bajrami nga qyteti i Gjakovës këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Mirupafshim vendlindja ime”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social në Facebook.