Mirlind Daku reagon pas ndeshjes me Italinë, a ka ‘hequr’ dorë prej tij Sylvinho?

 

 

Mirlind Daku siç duket nuk është aspak i preferuar për sulmin e Kombëtares.

Trajneri Sylvinho nuk i jep minuta prej 20 nëntorit të vitit 2023, kur startonte në barazimin(0-0) kundër Ishujve Faroe. 5 ndeshje kanë kaluar prej atëherë, teksa ndër të grumbulluarit për Europian, Daku është i vetmi që nuk ka marrë asnjë minutë.

“Plani i zotit”, shkruan Daku së fundmi dhe e shoqëron me një foto të tij pas ndeshjes me Italinë.

Sulmuesi mund të jetë në pritje të minutave për ndeshjen e ardhshme.

Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë më 19 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d