Ministrja gjermane për Evropë vjen në Kosovë, pritet pasdite nga Osmani

 

 

Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në Prishtinë, ajo do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

“Në orën 14:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren e shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Luhrmann”.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, njofton zyra për media e presidentes.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj vizite, por ajo vjen pak ditë pasi e para e shtetit të Kosovës ishte në Gjermani për ta marrë çmimin për media të njohur si “M100 Media Award” në Potsdam.

Asaj çmimin ia dha ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani gjatë luftës së fundit në Kosovë, Rudolf Scharping.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d