Ministri Maqedonci uron Kurban Bajramin: Mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Maqedonci uroi “që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit”. “Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit”, tha Maqedonci.

Ai theksoi se “se mësimi më i rëndësishëm i kësaj feste është solidariteti me tjetrin si udhërrëfyqesi i përhershëm për jetë në paqe”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d