Ministrat shqiptarë në Maqedoninë e Veriut s’marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb në Shkup

 

 

Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut kanë bojkotuar pritjen zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në Shkup.

Sipas mediave në RMV, kryeministri Hristijan Mickoski, e ka pritur homologun e tij serb vetëm me ministrat maqedonas të kabinetit të tij.

Nuk ka pasur ndonjë reagim publik për këtë nga koalicioni i partive shqiptare që janë pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Koalicioni i partive shqiptare në qeveri i njohur si “VLEN”, përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa njëri prej tyre mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d