Minatorët ende nuk e kanë marrë pagën e qershorit, paralajmërojnë migrim jashtë vendit

 

 

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar se minatorët ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor.

Nga kjo sindikatë kanë bërë të ditur se interesimi i Qeverisë, Ministrisë dhe Bordit është zero, teksa nuk e përjashtojnë mundësinë e migrimit si pasojë e kësaj qasje.

Njoftimi i plotë:

Tani që ndodhemi në fundin e muajit Korrik, minatorët ende nuk i kanë marrë as pagen e muajit Qershor!

Interesimi për fatin e minierës dhe minatorëve nga qeveria, ministria dhe bordi i ndërmarrjes janë në nivelin zero. Vullneti i tyre për prosperitetin e kësaj ndërmarrje dhe premtimi për ditë të mira në ndërmarrjen Trepca SH.A., janë vetem fjalë boshe dhe asgje tjeter.

Një qasje e till refuzuese ndaj ndërmarrjes Trepca Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njëjtit buzë humneres dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve përben shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të mënjehershme.

Ta dini se një qasje e till ndaj minierës Trepca Sh.A dhe minatorëve të saj nga qeveria dhe ministria e saj paraqet rrezik serioz që të gjithë minatorët të gjejn zgjidhje tjera apo edhe të migrojnë jasht vendit.

Fatkeqësisht ndoshta ky edhe është qëllimi dhe dëshira e disave!!

Jeni duke i përbuzur minieren dhe minatorët, një ditë do i kërkoni!

Reflektoni dhe ekzekutoni pagat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d