Mulë Desku, miku i viktimës Xhevdet Millaku të cilin dyshohet se e vrau kunata e tij, ka thënë se ai është kujdesur për fëmijët e vëllait dhe të dyshuarës më shumë se të tjerët.
Desku tha se Millaku nuk ka pasur fëmijë, andaj ka qenë tepër i përkushtuar ndaj familjes, specifikisht ndaj fëmijëve të vëllait.
“E ky për fëmijët e vëllait e për familje muj me thanë me përgjegjësi në bazë të komunikimit që e kemi pasë të përditshëm, që ma shumë o kujdes ky se ata të tjerët”, ka thënë Desku në Kosova Today të Klan Kosovës.
“Unë isha në familje dhe ata, fëmijët e vëllait dhe të dyshuarës qajshin [për Millakun]”.