Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kryen faljen e namazit sot në festën e Fitër Bajramit. Falja nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.