“Microsoft” do të largojë rreth 2000 punonjës

 

 

Microsoft, një nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, do të pushojë nga puna 1.900 persona në departamentin e videolojërave.

Sipas “The Verge”, CEO i Microsoft Gaming, Phil Spencer, u dërgoi një mesazh punonjësve në lidhje me këtë çështje.

Spencer rikujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur ekipet Activision, Blizzard dhe King iu bashkuan Microsoft-it dhe deklaroi se drejtuesit e Microsoft Gaming dhe Activision Blizzard janë të vendosur të bashkohen në një strategji dhe plan zbatimi me një strukturë të qëndrueshme kostoje që do të mbështesë biznesi i përgjithshëm në rritje.

Spencer deklaroi se në kuadër të këtij procesi, vendosën të ndërpresin marrëdhëniet e punës me rreth 1.900 persona në departamentin e videolojërave.

Ky numër korrespondon me afërsisht nëntë për qind të fuqisë punëtore të departamentit të lojërave të Microsoft-it që ka 22.000 punonjës.

Po ashtu bëhet e ditur se punonjësit e Activision Blizzard, Xbox dhe ZeniMax do të preken me largime nga puna.

Microsoft bleu Activision Blizzard, prodhuesin e lojërave si Call of Duty dhe Diablo, në tetor të vitit të kaluar për rreth 69 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d