Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që s’e ka fituar

 

 

Lionel Messi ka çimentuar statusin e tij si lojtari më i trofeshëm në historinë e futbollit duke fituar për herë të dytë radhazi Copa American.

Me triumfin në Copa America, Messi ka fituar trofeun e 45-të në karrierën e tij. Kjo arritje tejkalon rekordin e tij të mëparshëm prej 44 titujsh.Kabineti i trofeve të ikonës argjentinase përfshin shumë trofe përfshi një Kupë të Botës, Ligën e Kampionëve dhe tituj, kupa e superkupa nga koha në Barcelonë e Paris.

Por ka një trofe që Messi përkundër që ka marrë pjesë në atë garë nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë dhe ajo është Kupa e Francës.

Kërkimi i Messit për këtë titull përfundoi në zhgënjim kur PSG u eliminua nga gara në raundin e 16-të pas një humbjeje nga penalltitë ndaj Nice në vitin 2022.

Megjithatë, është e qartë se trashëgimia e Messit nuk përcaktohet nga kjo pjesë e vetme që mungon, por nga arritjet e tij të jashtëzakonshme në skenën botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d