Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll po afron, ku kanë mbetur më pak se një javë deri te zhvillimi i saj.
Të mërkurën e 22 majit Ballkani do të përballet me Prishtinën për trofeun e Kupës së Kosovës, me ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00. Tani është mësuar edhe vendi se ku do të luhet ndeshja.
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” do të jetë nikoqir i kësaj finaleje mes Ballkanit dhe Prishtinës.