Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e gatë” në Pejë.
Burime bëjnë të ditur se viktima është Enver Musaj, 64- vjeçar nga Peja.
“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në ‘Çarshinë e gatë’ në Pejë një person gjendej i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.