Merr vendim Qeveria, rritet paga minimale

 

 

Qeveria e Kosovёs ka marrё vendim qё tё rritet paga minimale. Kryeministri, Albin Kurti, tha sot se paga do rritet nё 350 euro bruto.

Sot pas 13 vitesh po e ndryshojmё pagёn minimale. Sot do miratojmё njё nivel tjtёr. Niveli i ri i pagёs minimale do tё jetё 350 euro bruto. Kjo do prek mbi 150 mije persona qё punojnё me pagё me tyё ulёt se 350 euro”, tha Kurti.

Më 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për Pagën Minimale në Kosovë. Nga kjo datë e tutje, Kosova ka pagën minimale me shumë 264 euro në muaj, nga 130 e 170 që kishte më parë.

Në anën tjetër, Kosova qëndron me pagën më të ulët në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet e Bashkimit Evropian. Sa është paga minimale në shtetet e tjera?

Sipas të dhënave të Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.

Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.

Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.

Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.

Kosova qëndron krejt në fund tashmë me pagë 264 euro.

Sa është paga minimale në BE?

Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.

Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.

Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d