Është arrestuar reperi i njohur, Noizy dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari. Dyshja janë arrestuar mbrëmë rrugës për në Shëngjin. Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës, teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionalja e Tiranës.
Pas Shëngjinit, shkruante Noizy se do të performonte edhe në Shkodër.
Policia e Kosovës dy ditë më parë i kishte shpallur artistët në kërkim, pasi Noizy akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë rrahur tiktokerin Medi Iseni, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë.
Ndryshe, mbrëmë në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.