Mërgimtarit i vidhet vetura në Prishtinë, i lut qytetarët që nëse e kanë parë ta lajmërojnë

 

 

Një veturë e tipit BMW është vjedhur ditën e djeshme në Bardhosh të Prishtinës. Veturën e vjedhur me targa angleze e ka raportuar në Polici edhe pronari i saj i cili edhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

“Kjo bmw është vjedhur sot në orët e mëngjesit në Bardhosh periferi të Prishtinës, nese e shihni fiku apo keni ndonjë informacion ju lutem të lajmroni në ketë numër 049577734 ose policinë faleminderit”, ka shkruar ai.

Në raportin 24 orësh thuhet se vetura kishte qenë e parkuar, derisa rasti po hetohet.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 01.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën të cilën e kishte të parkuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d