Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në hyrje të Prishtinës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Insajderi, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra nga to luksoze e tipit Mercedes G Class me targa gjermane.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.