Mërgimtarët po vijnë, 30 aeroplanë pritet të aterojnë sot në “Adem Jashari”

Si çdo fundvit edhe sivjet shumë mërgimtarë pritet të kalojnë pushimet dimërore në vendlindje.

Vetëm sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të aterojnë 30 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.

Të paktën kështu njoftohet në itinerarin e publikuar nga ANP “Adem Jashari” për datën 18 dhjetor.

Fluksi pritet të rritet akoma më shumë nga e premtja ku nisin edhe zyrtarisht pushimet dimërore.

Sot fluturimet më të theksuara sipas itinerarit janë nga Gjermania e Zvicra, por nuk mungojnë as ato nga Turqia, Belgjika e Austria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d