Për ngjarjen e rëndë në Durrës që ka tronditur Shqipërinë, kanë folur edhe komshinjtë e familjes Meta, ku dyshohet se vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ka vrarë të atin 50-vjeçar Pëllumb Meta, me armë zjarri.
Sipas fqinjëve që e njihnin viktimën, shprehen të shokuar për ngjarjen makabre brenda familjes. Ata shprehen se e njihnin si njeri shumë pozitiv dhe të qetë dhe pa probleme në familje. Fqinjë shprehen se nuk kanë dëgjuar krisma.
“Ka qenë një njeri shumë i mirë, shumë i urtë. Ka qenë roje nate. Kemi kaluar shumë mirë, nuk ka qenë agresiv. Njeri i qetë në punë të vetë. Ishte shumë shokuese, t’i rrit një fëmijë dhe vjen të vret. Është fundi i njerëzimit. Nuk e imagjinoj dot, si i ka zënë gjumi. Ti vret babën, nuk e di, për mua nuk janë njerëz, janë kafshë. Për mua është fundi i botës. Ka qenë shumë njeri u mirë. Do i shkojmë për ngushëllim, po s’dimë ku do shkojmë. Ku të shkosh? Tek kush familje do i shkosh? Kemi ndërruar vetëm fjalë të mira dhe jo të këqija. Mund të pyesësh gjithë tregun dhe nuk di që të ketë bërë llafe me njëri. Ka qenë i qetë. Një njeri që punonte dhe ditën e natën. Ditën lante ndonjë makinë”, u shpreh një fqinjë.
Një tjetër person tha se nuk ka dëgjuar të shtëna me armë dhe se nuk ka parë asnjë njeri, por që thotë se ka kuptuar se është zhdukur pas tre ditësh.
“Ka qenë shumë i dashur dhe i respektueshëm. Nuk kemi dëgjuar të shtëna me armë dhe nuk kemi parë asnjë njeri. E mora vesh që ishte zhdukur pas tre ditësh”. Ishte një njeri shumë i mirë. Vajzë më të urtë se ajo nëna nuk mund të bënte. Ka dy çuna, dy goca. Një gocë e ka të martuar, dy çunat të pa martuar, ndërsa vajza më duket në prag fejese me shkuesi, në Ishëm. Mendoj që janë të përfshirë dhe familjarët e tjerë. Vëllai i viktimës është i habitur. Kam pirë kafe përditë me të, ndërsa në shtëpi nuk kishim hyrje-dalje sepse zonja e tij ishte fanatike nuk i kishte qejf njerëzit në familje”, shprehet një fqinjë tjetër.
Ndërkohë që 19-vjeçarja e cila është një studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, dyshohet se nuk ka vepruar e vetme, por u ndihmua nga familjarët e tjerë, nëna dhe dy vëllezërit e saj të cilët ndodhen në polici.
Sipas informacioneve të policisë deri më tani Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ka ekzekutuar me pistoletë të atin dhe më pas e ka varrosur në kasollen e bagëtive, pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.