Mefaili pritet në Zvicër, thotë se diaspora është unike atje

 

 

Deputeti i Kosovës, Mefail Bajqinovci është pritur në Zvicër. I ftuar nga kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli, ai kishte marr pjesë në një ngjarje sportive.

Bajqinovci tha se kjo ngjarje jo vetëm që promovoi sportin por gjithashtu dëshmoi unitetin e shqiptarëve në diasporë.

Postimi i plotë:

Me ftesën e kryetarit të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, z. Feti Demolli,kisha kënaqësinë të marr pjesë në një ngjarje të veçantë sportive në Niederlanz të Zvicër. Turneu i madh i futbollit, i organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) në bashkëpunim me LAPSH “Naim Frashëri” dhe Departamentin e Diasporës të Republikës së Kosovës, mblodhi fëmijë shqiptar bashkë me prindër, futbollit profesionistë dhe sportistë të njohur . Kjo ngjarje jo vetëm që promovoi sportin dhe talentin shqiptar, por gjithashtu dëshmoi për forcën dhe unitetin e komunitetit tonë në diasporë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d