Mediat serbe: Kosovari i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi iku nga burgu në Kosovë para 15 ditësh

 

 

Një polic serb raportohet sa mbetur i vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë dhe një tjetër i plagosur rëndë, derisa autoritetet serbe pretendojnë që autori është shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme atje, Ivica Daçiq ka thënë:

Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniqki, policët e stacionit policor kufitar Trbushnica ndaluan një Mercedes me targa Tutina në të cilin ndodheshin dy persona” – ka thënë Daçiq.

Ndërkohë, sipas raportimeve në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovarit, me emrin Artan Hajziri. Mediat serbe e kanë publikuar fotografinë e tij.

“B92”në anën tjetër, pretendon se 33 vjeçari Artan Hajrizi, ka ikur nga burgu duke cituar informacione “jozyrtare”.

Sipas pretendimeve të tyre, ai dyshohet se është arratisur nga burgu para 15 ditësh.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e një tjetër të mërkurën mbrëma në Serbi.

Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit të vrarë Nikolla Krsmanoviq

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit dhe trembja kontribuan pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por për mbarë vendin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d