Mediat në Mal të Zi sot kanë raportuar se ish-presidenti, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar autoritetet malazeze se ka marrë informacione që ndaj tij po përgatitet një atentat, transmeton Express.
Ndonëse institucionet e sigurisë të Malit të Zi s’japin detaje lidhur me rastin, RTCG duke u thirrur në burime të afërta me Milo Gjukanoviq, shkruan se një ushtarak i huaj nga Kosova e ka informuar atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.
Nga kabineti i Gjukanoviqit kanë thënë se institucionet malazeze të sigurisë s’e kanë thirrur fare Gjukanoviqin për ta intervistuar rreth rrezikut të mundshëm.
“Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, kanë thënë për “Vijesta” nga zyra e Gjukanoviqit.