Mediat kroate: Kroacia rindërton kazermën e re afër kufirit me Serbinë, arrijnë automjetet amerikane “Bradley”

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka nisur procesin e rindërtimit të kazermave në “Beli Manastir” në Baranja, afër kufirit me Serbinë, me qëllim vendosjen e pajisjeve luftarake M2A1 ODS “Bradley”.

Kontingjenti i parë prej 22 automjetesh ka arritur nga SHBA-ja në portin e Rijekës, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas informacioneve nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë, batalioni i mekanizuar “Falcons” nga Nashica do të zhvendoset në “Beli Manastir”, duke zëvendësuar në të ardhmen e afërt mjetin luftarak të këmbësorisë M-80A të prodhimit jugosllav me automjete amerikane M2A1 ODS “Bradley”.

Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi para Kuvendit më 15 janar se tashmë ka nisur projekti për kthimin e ushtrisë në Baranja. Në fund të vitit 2026 është planifikuar të përfundojë rinovimi i kazermës në “Beli Manastir”, ku do të vendosen nga 650 deri në 850 pjesëtarë të batalionit elitar “Skifterat”, raportojnë mediat kroate.

Vendimi për zhvendosjen e batalionit u “arsyetua me shkaqe sigurie”, me theks të veçantë në mbrojtjen e kufirit nga kërcënimi i migrimit. Në vendim luajnë rol edhe arsyet demografike, me qëllim mbajtjen e popullsisë në Baranjë. Prezenca e ushtrisë pritet të përmirësojë situatën ekonomike të zonës.

Edhe pse motivet politike janë më pak të theksuara në publik, është e rëndësishme të theksohet se Baranja ishte një temë e ndjeshme gjatë luftës së vitit 1991. Njësitë e JNA-së më pas i shtynë forcat kroate në bregun e djathtë të Dravës. Pas zgjidhjes politike ndërmjet Serbisë dhe Zagrebit, Baranja u kthye në Kroaci nga procesi i riintegrimit paqësor deri në vitin 1997.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë së paraluftës nga viti 1991, “Beli Manastir” kishte 10.146 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2021 ky numër u reduktua në 7.973. Ndryshimet në përbërjen etnike janë gjithashtu të dukshme, me rritje të përqindjes së kroatëve dhe rënie të përqindjes së serbëve.

Kazermat në “Beli Manastir” ishin për akomodimin e njësive të ndryshme ushtarake gjatë APJ-së dhe luftës. Plani aktual përfshin rregullimin e infrastrukturës dhe rikthimin gradual të ushtrisë, me vendosjen e plotë të pritshme të batalionit deri në fund të vitit 2026, me kalimin në mjetet “Bradley”. Ushtria kroate ka krijuar tashmë garnizone në Sllavoni, duke përfshirë batalione të mekanizuara, një batalion tankesh, një divizion artilerie-raketë dhe një batalion inxhinierik në qytete të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d