Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnatës në Mitrovicë të Veriut, ku për pasojë dy persona janë lënduar, teksa shtatë vetura janë dëmtuar, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Sipas informacioneve të para, dy të lënduarit nga ky shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve janë të nacionalitetit serb. Të lënduarit, sipas Policisë janë jashtë rrezikut për jetë, edhe pse njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.
Nga rasti kanë mbetur të dëmtuara edhe disa vetura.