Me kokainë të fshehur në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët në Itali

Rreth 335 gramë kokainë ishte fshehur në një pako dhuratash, brenda njërës prej makinave në të cilën udhëtonin 4 shqiptar, në Itali.

Sipas mediave italiane, karabinierët gjatë një aksioni anti-drogë arrestuan 4 persona të moshës nga 23 deri në 42 vjeç.

Në pranga ranë: një 42-vjeçar me precedentë të mëparshme penale, një 32-vjeçar pa precedentë penalë, një 24-vjeçar pa precedentë penale dhe një 23-vjeçar, me precedentë penale.

Të 4 shqiptarët janë banues në provincat Firence dhe Arezzo, ndërsa akuzohen për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve dhe substancave narkotike.

Pranë stacionit hekurudhor San Pietro a Vico, karabinierët panë fillimisht një BMW me tre persona në të cilën ndodhej 42-vjeçari, 32-vjeçari dhe 24-vjeçari dhe më pas aty vjen edhe një Volkswagen Polo, në të cilën ndodhej 23-vjeçari.

Në atë moment policia vuri re se të 4 personat ishin duke biseduar me njëri -tjetrin, ndërsa lëviznin nga një makinë në tjetrën dhe më pas u fshehën në një rrugë aty pranë.

Këto lëvizje janë dukur të dyshimta për policët, të cilët më pas ushtruan kontrolle, nga të cilat konstatuan edhe pakon e dhuratave brenda makinës Volkswagen Polo, ku ndodhej kokaina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d