“Më ka thënë se nxjerrte shkumë prej goje”: Flet nëna kosovare që kishte djalin në shkollën ku ndodhi sulmi në Finlandë

 

 

Haxhere Morina, nëna e një fëmije që vijon mësimet në shkollën “Viertola” në Finlandë, ku u krye sulmi ka treguar për Gazetën Insajderi se si ka shpëtuar djali i saj.

Të hënën në mëngjes në një klasë të kësaj shkolle ka ndodhur një sulm i armatosur ku ka mbetur i vrarë një nxënës dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë. Një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova- gjendja e së cilës është kritike.

Në një telefonatë për Insajderin, nëna e një fëmije tjetër që po vijonte mësimin në këtë shkollë, po ashtu shqiptare, ka thënë se djali i saj në momentin kur ka ndodhur sulmi ka qenë duke hyrë në klasë.

Djali ka qenë në klasën përball klasës ku ka ndodh sulmi, por momentin kur ka ndodh sulmi, ai ka qenë duke hyrë brenda në klasë. E ka pa një qik të shtrirë për toke, me ka thënë se ‘qitke shkumë prej goje- si bardh’ e tha unë jom hutu e jam rrëzu. Djali ka tregu se i marr mësuesja edhe i ka izolu brenda  klasës për me i qëtësu”, ka rrëfyer ajo.

Më tej, Morina ka treguar se si e ka mësuar lajmin se në shkollën e djalit të saj ka ndodhur një sulm i armatosur.

“Sulmi ka ndodh në mëngjes- na s’kena dit për fëmijët tanë deri në orën 1. Unë kam qenë në punë- s’kam ditë send. Ka ardh një kolege edhe m’ka tregu. Me tha hajde shpejt a ke fol me djalë se kështu ka ndodh një sulm. E kam thirr msusen më është lajmru edhe m’ka tregu qe djali është  mirë dhe jemi të izoluar. I  thash ama djalin se unë si nënë pa ja dëgju zërin se nuk besojsha”, tregon tutje nëna e 13 vjeçarit.

Ndërsa lidhur me gjendjen e kosovares që fatkeqësisht ka mbetur e plagosur nga të shtënat, Morina tregon se gjendja e saj raportohet të jetë kritike.

Lajmin për plagosjen e 12-vjeçares nga Mitrovica e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d