Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një paraqitje të saj të mërkurën është pyetur në lidhje me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Derisa po ecte, gazetarët patën shumë pyetje dhe në një moment, sigurimi i presidentes ëshë parë duke shtyrë njërin prej tyre.
“Mos e, mos e…” – dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.