Mbi katër orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

 

 

Në pikën kufitare në Merdar në dalje pritjet janë mbi 4 orë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri 4 orë e 20 minuta, ndërsa në hyrje deri 15 minuta. Ndërsa kolona zgjat mbi një kilometër e gjysmë.

Fluks ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Mutivodë. Këtu pritjet janë deri në një orë, ndërsa në Jarinjë pritjet janë deri 30 minuta.

Ndërsa në pikat kufitare të tjera, hyrjet dhe daljet zgjasin normalisht 3-5 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d