Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka thënë se 60,244 prindër kanë aplikuar brenda 24 orëve për subvencionimin e teksteve shkollore.
Një ditë më parë është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.
“Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:libri@rks-gov.net. Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes”, ka shkruar ajo.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka arritur as këtë vit t’ua sigurojë fëmijëve tekstet shkollore, prandaj prindërit do të duhet të aplikojnë për subvencione.