Mbi 400 mësimdhënës pritet të pushojnë në bregdetin shqiptar – Jasharaj shpalos detaje

 

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në muajin qershor, po planifikon t’i dërgojë mbi 400 mësimdhënës për pushime në bregdetin shqiptar. Detaje të këtij udhëtimi që pritet të jetë i ndarë në grupe për Insajderin ka dhënë kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se ekskursion do të realizohet me buxhet të Sindikatës, derisa shtoi se do të ketë mësimdhënës nga çerdhet tek universitetet.

Ky aktivitet është tradicional, nuk ndodhë vetëm këtë vit ka ndodhur edhe viteve të kaluara sepse tek statuti i SBASHK-ut është paraparë një gjë e tillë, nga buxheti, të hyrat e SBASHK-ut ku një pjesë i dedikohet pushimeve në bregdetin shqiptar“, u shpreh ai.

I pyetur nëse dihet saktë buxheti i paraparë për këtë udhëtim, ai u shpreh se nuk është e ndarë kryekëput.

“Jo nuk planifikohet, nuk është pjesë e ndarë kryekëput por në kuadër të obligimeve që i kemi atë që e paguajmë Internacionalen, Unionin e Sindikatave të Evropës, BSPK dhe pastaj një pjesë nga ato ia dedikojmë për pushim dhe për këtë e vendos këshilli drejtues mirëpo zakonisht bëhet mbledhje e një buxheti të mjaftueshëm për t’i dërguar rreth 420 pushues në deti“, ka thënë Jasharaj.

“Duke i shikuar oferta nga komplekset turistike, kushtet dhe çmimet e të tjerë, ne pastaj i caktojmë për njërën nga komplekset e hotelerive, ne pastaj i dërgojmë 420 mësues, nga e gjithë Kosova. I dërgojmë në qershor për shkak të çmimeve sepse neve na konvenojnë çmime më të lira, për shkak që të ketë së më shumë të përfshirë”.

I pari i SBASHK-ut tregoi kriteret që duhet të plotësohen që këta mësimdhënës të dërgohen në deti.

“Komuna i zgjedhë shkollat që nuk kanë qenë më herët, pastaj shkolla individin duke pas kriteret që të jetë anëtari i SBASHK-ut, të jetë mësimdhënës i mirë, dhe për të mos u ndjerë keq duke u kujdesur për ata që kanë më pak mundësi të shkojnë vetë në pushim”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d