Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar

 

 

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në më shumë se 200, tha Qeveria ushtarake e këtij vendi.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare. Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur.

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.

OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit, raporton REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d