Mbi 1700 konsumatorë ankohen tek KESCO për faturat e rrymës

 

 

Mbi 1700 konsumatorë kanë dërguar ankesa fizike në KESCO për faturat e fryera të energjisë elektrike. Derisa qytetarët nuk po kanë mundësi të paguajnë faturat e plota, KMDLNJ fton ata të padisin ZRRE-në.

Është nisur për të paguar faturën e energjisë elektrike.

Mirëpo Remzi Shala ka vendosur që kësaj radhe mos ta shlyejë borxhin e plotë për muajin e kaluar.

Kjo pasi që në muajin dhjetor, tarifa i kishte ardhur gati dyfish më shtrenjtë.

Ndërsa në lokalin e tij thotë, se nuk ka në funksion shumë paisje.

Prandaj edhe gjithë pagesa e faturës së fundit, i duket e papërballueshme.

Faturën e energjisë elektrike e vlerëson të fryrë edhe një tjetër konsumator.

Ndonëse nuk pranoi të flet para kamerës një qytetar theksoi se rryma gjatë muajit dhjetor i ka ardhur dyfish më shtrenjtë”.

Por, ai bëri pagesë të energjisë elektrike plot 192 euro.

Mirëpo për faturat e dhjetorit, drejt KESCOS drejtuan mbi 1700 konsumatorë me ankesa.

“Nga 700 mijë konsumatorë sa ka KESCO, vetëm 0.25% prej tyre kanë paraqitur ankesë lidhur me faturat e pranuara në muajin dhjetor.

Një pjesë e tyre janë trajtuar nga zyrtarët përkatës të Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, të cilët u kanë sqaruar shpenzimet e konsumit krahasuar me periudhat e ngjashme të viteve të kaluara, si dhe ndryshimet në tarifa. Si rezultat, një pjesë e këtyre konsumatorëve nuk e kanë parë të nevojshme të paraqesin tutje ankesë me shkrim.

Ndërkaq, nga ata që kanë proceduar me ankesë me shkrim, shumica e tyre kanë përfunduar kurse pjesa tjetër do të trajtohet gjatë ditëve në vijim konform afateve të përcaktuara në rregullën për Kërkesa dhe Ankesa në Sektorin e Energjisë”, thuhet nga KESCO.

E nga ZRRE u bë e ditur se të gjithë konsumatorët të cilët kanë ankesa në lidhje me shërbimet e ofruara nga furnizuesi apo operatorët e sistemit fillimisht duhet t’i paraqesin këto ankesa te furnizuesi përpara se të kërkojnë shqyrtim nga Rregullatori.

Ndërkaq, në Zyren e Rregullatorit për Energji u drejtuan plot 57 ankesa.

Sipas ZRRE-së, çdo ankesë do të shqyrtohet në përputhje me dispozitat që parshihen në Procedurën për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjisë.

Kurse KMDLNJ pati një thirrje për qytyetarët për çështjet e faturimit tw rrymës. .

Tëvë1 kërkoi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dijë se a po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për fyerjen e faturave të energjisë elektrike, mirëpo ky institucion nuk iu përgjigj interesimit të televizionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d