Mbetet jashtë funksionit pompën “Patroni”- bllokohet me shirita pasi nuk u lirua prona

 

 

Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë, për lirimin e dy pronave kadastrale, më saktësisht, pompat e derivateve “Patroni” dhe “Kastrati”.

Ndërkohë që deri tash pompa ‘Patroni’ është bllokuar me shirita, duke mbetur jashtë funksionit.

Ndonëse pronari kërkoj që të mos mbyllet puna e restorantit dhe pompës deri në një vendim tjetër, kjo nuk është marrë parasysh nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës, të cilët deklaruan se janë duke zbatuar vendimin.

Ekipi i Insajderit është në vendngjarje dhe do të iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d