Mbahet edicioni i 74-të i garave tradicionale “Kërcimi mbi Urën e Fshejtë” në Gjakovë

 

 

Ka vazhduar të mbahet sot organizimi i garave tradicionale “Kërcimi mbi Urën e Fshejtë” në Gjakovë.

Ky aktivitet, që është i përvitshëm në këtë qytet, mblodhi qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Kosovës, ku u ndanë tri çmime kryesore për kërcyesit nga ura si dhe nga kërcimorja, me stilin në këmbë si dhe në stilin dallëndyshe.

Hedhja nga ura qe 20 metra, ndërkaq nga kërcimorja 10 metra.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet përveç që është i veçantë, ata thonë se luan një rol të rëndësishëm në sportin kosovar.

Aktiviteti u organizua nga Komuna e Gjakovës si dhe për vendin e parë u ndanë 600 euro, për vendin e dytë 500, ndërkaq për të tretin 400 euro.

Ky qe edicioni i 74-të i këtij organizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d