Masakra e Abrisë, Osmani: Regjimi gjenocidal nuk kurseu as fëmijën 2 vjeç

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën në Abri të Drenasit në 26-vjetorin e saj, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.

Osmani tha se 26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç, njofton zyra për informim e Presidencës.

“Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi. Sot, nderojmë edhe sakrificën heroike të dëshmorëve të UÇK-së Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke mbrojtur dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d