Pesë persona janë vrarë sot në Shtëpinë për të moshuar dhe të pafuqishëm në Daruvar të Kroacisë.
Një burrë ka hyrë në Shtëpinë e të Moshuarve dhe të Pafuqishmëve dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit. Pesë persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Pas kësaj vrasësi ka ikur, por policia e kapi shumë shpejt pranë kafenesë Daruvarac./Prishtina Sot/