Marku e paralajmëron boksierin britanik: Do të pendohet që zgjodhi të përballet me mua

 

 

Rivalët e peshës së lehtë, Florian Marku dhe Chris Kongo, kanë rënë dakord të luftojnë njëri-tjetrin këtë vit.

Ky meç pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh se boksierët patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar. Por, tani do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në një ndeshje, për të cilën kanë nënshkruar që të zhvillohet në mars.

Kjo është konfirmuar edhe nga Marku, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare. Data dhe vendi i këtij meçi do të caktohen më vonë.

Boksieri shqiptar bëri menjëherë një paralajmërim për Kongon, për të cilin tha se “do të pendohet që ka zgjedhur të përballet me të”.

“Do të pendohet. Do të pendohet me siguri që zgjodhi të luftonte me mua. Dëshira e tij u realizua. E di që ai do të stërvitet shumë për këtë luftë, sepse kjo është lufta e tij më e rëndësishme e jetës së tij deri më tani. Por, unë kam qenë gjithmonë duke u stërvitur sikur të ishte lufta më e rëndësishme e jetës sime dhe kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”, deklaroi Marku për “Sky Sports”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d